Telegrafi

BimBimma, Albulena dhe ErgeNR vijnë me këngën e re “Mora testin”

Edhe një projekt i ri muzikor është publikuar nga reperi i njohur i skenës shqiptare, BimBimma.

Ai këtë herë ka bashkuar forcat me artistët Albulena dhe ErgeNR, kënga e të cilëve vjen në versionin audio, e shoqëruar me një video mjaft atraktive.

Kënga “Mora Testin”, e cila muaj më parë u lansua edhe nga Vesa Smolica, është ripërpunim i këngës së Nexhmije Pagarushës e sjellë në version të veçantë.

‘Beatin’ e kësaj kënge e ka bërë Strike Beatz, ndërsa për miksimin dhe masterizimin u përkujdes Faton Dolaku.

Reperi këtë vit solli një sërë projektesh të suksesshme, të cilat u mirëpritën nga publiku.

Lexo po ashtu BimBimma dhe Lyrical Son publikojnë këngën e re "Still e dua"

Ndryshe, ky projekt pason pas atij “Still e Dua”, që e solli javën e kaluar në bashkëpunim me Lyrical Son. /Telegrafi/