Site icon Telegrafi

Bim Bimma u bën thirrje qytetarëve “të luftojnë” nga brenda

BimBimma (Foto: Instagram/nrbim)

Që nga përhapja e pandemisë së coronavirusit në shtetin e Kosovës, shumë nga artistët e estradës kanë bërë thirrje përmes rrjeteve sociale.

Njëri ndër ta është edhe rep-artisti Bim Bimma, i cili këtë herë ka ftuar qytetarët që të luftojnë nga shtëpitë e tyre.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram, ai u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat që janë vendosur nga Qeveria e Kosovës.

“Deri sot ju kam thirrur të çoheni! Sot po ju bëj thirrje të luftoni prej brenda”, ka shkruar reperi në postimin e tij.

Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 16 persona të prekur nga coronavirusi, i njohur si COVID-19. /Telegrafi/

Exit mobile version