Bim Bimma së shpejti do të vijë me projektin e ri muzikor.
“Asnjo1” titullohet kënga e re e Fajterit ku Bimi dhe Trimmy janë mysafir.
Bim Bimma për Telegrafin zbuloi se kënga flet për muzikën sot dhe synimin e vetëm që e ka muzika, paratë.
Xhirimet e videoklipit të kësaj kënge do të përfundojnë sot ndërsa do të publikohet brenda këtij muaji.
Ndryshe reperi paralajmëroi se pas këtij bashkëpunimi do të vijë me një projekt tjetër, i cili po ashtu do të publikohet me videoklip. /Telegrafi/