Telegrafi

Billboard: Bebe i bën urim të përzemërt Duas për nominimin për Grammy – “Në zemrën time, tashmë kemi fituar”

Bebe Rexha, Dua Lipa (Foto: Getty Images/Guliver)

Bebe Rexha dhe Dua Lipa janë gëzuar në masë të madhe për nominimin e tyre për ‘Grammy Awards 2019’, ndërsa për këngëtaren me origjinë nga Dibra nominimi i tyre shkon përtej arritjeve muzikore dhe shënon një moment emocional.

Kështu e nis artikullin revista e popullarizuar, Billboard, shkrimin për dy yjet tona me famë ndërkombëtare. Duke iu referuar deklaratës së Bebes, në përshkrimin e publikimit të revistës në Facebook shkruan: “Dy vajza shqiptare të nominuara për dy Grammy. Ne zemrën time ne tashmë kemi fituar”.

Bebe Rexha (Foto: Michael Loccisano/Getty Images/Guliver)

Në artikull, Billboard i referohet postimit të 29-vjeçares në Twitter duke e përmendur edhe fotografinë e përbashkët me Duan.

Lexo po ashtu Lajmet për BEBE REXHA

“Dy vajza shqiptare të nominuara për dy Grammy. Në zemrën time ne tashmë kemi fituar. Për të gjitha vajzat shqiptare dhe vajzat anekënd botës, gjithçka është e mundur, prandaj vazhdoni t’i ndiqni ëndrrat tuaja dhe vazhdoni t’i shtyni barrierat”, ka shkruar Bleta (emri i vërtetë i këngëtares) në Twitter.

Billboard ka kontaktuar edhe me Rexhën edhe me Lipën pas publikimit të nominimeve të vitit 2019 dhe të dyja këngëtaret janë shprehur shumë të gëzuara, thuhet më tej.

Dua Lipa (Foto: Theo Wargo/Getty Images for iHeartMedia/Guliver)

Prindërit e Bebes kishin filluar të bërtisnin kur mësuan se vajza e tyre ishte e nominuar për dy çmime, derisa Dua ndodhej në një takim kur e mësoi lajmin dhe më pas nuk arriti t’i ndalte lotët.

Lexo po ashtu Lajmet për DUA LIPA

Të dyja këngëtaret shqiptare janë të nominuara në kategorinë për ‘Artistin/en më të mirë’.

Së bashku me Florida Georgia Line, Bebe është e nominuar për performancën më të mirë në dyshe ose grup, për bashkëpunimin e tyre “Meant to Be”.

Ndërsa edhe Dua është e nominuar në kategorinë ‘Incizimi dance’ për këngën “Electricity që e ka realizuar në bashkëpunim me “Silk City”,  “Silk City”, ekipi i formuar nga dyshja Mark Ronson dhe Diplo. /Telegrafi/