Bebe Rexha dhe Dua Lipa janë gëzuar në masë të madhe për nominimin e tyre për ‘Grammy Awards 2019’, ndërsa për këngëtaren me origjinë nga Dibra nominimi i tyre shkon përtej arritjeve muzikore dhe shënon një moment emocional.
Kështu e nis artikullin revista e popullarizuar, Billboard, shkrimin për dy yjet tona me famë ndërkombëtare. Duke iu referuar deklaratës së Bebes, në përshkrimin e publikimit të revistës në Facebook shkruan: “Dy vajza shqiptare të nominuara për dy Grammy. Ne zemrën time ne tashmë kemi fituar”.
Në artikull, Billboard i referohet postimit të 29-vjeçares në Twitter duke e përmendur edhe fotografinë e përbashkët me Duan.
Two Albanian girls nominated for 2 Grammys. In my heart we already won. To all the Albanian girls and all the girls around the world, anything is possible so keep following your dreams and keep on breaking the mold. @DUALIPA @RecordingAcad pic.twitter.com/gq83rh6jXV
— Bebe Rexha (@BebeRexha) December 8, 2018
“Dy vajza shqiptare të nominuara për dy Grammy. Në zemrën time ne tashmë kemi fituar. Për të gjitha vajzat shqiptare dhe vajzat anekënd botës, gjithçka është e mundur, prandaj vazhdoni t’i ndiqni ëndrrat tuaja dhe vazhdoni t’i shtyni barrierat”, ka shkruar Bleta (emri i vërtetë i këngëtares) në Twitter.
Billboard ka kontaktuar edhe me Rexhën edhe me Lipën pas publikimit të nominimeve të vitit 2019 dhe të dyja këngëtaret janë shprehur shumë të gëzuara, thuhet më tej.
Prindërit e Bebes kishin filluar të bërtisnin kur mësuan se vajza e tyre ishte e nominuar për dy çmime, derisa Dua ndodhej në një takim kur e mësoi lajmin dhe më pas nuk arriti t’i ndalte lotët.
Të dyja këngëtaret shqiptare janë të nominuara në kategorinë për ‘Artistin/en më të mirë’.
Së bashku me Florida Georgia Line, Bebe është e nominuar për performancën më të mirë në dyshe ose grup, për bashkëpunimin e tyre “Meant to Be”.
Ndërsa edhe Dua është e nominuar në kategorinë ‘Incizimi dance’ për këngën “Electricity që e ka realizuar në bashkëpunim me “Silk City”, “Silk City”, ekipi i formuar nga dyshja Mark Ronson dhe Diplo. /Telegrafi/