Bill Cosby ka pranuar se në vitin 2005 ka pasur sedativë, të cilët planifikonte t’ua jepte femrave me të cilat dëshironte të shkonte në shtrat.
Mbi 40 femra e kanë akuzuar komikun amerikan se i ka keqtrajtuar seksualisht, ndërsa disa prej tyre besojnë se i ka droguar.
Sipas disa dokumenteve gjyqësore që kanë ‘rrjedhur’ në publik, Cosby ka pranuar se ka pasur tableta qetësuese që të vënë në gjumë dhe ato ia ka dhënë së paku njërës prej femrave që e akuzojnë.
Dokumentet e publikuara nga Associated Press tregojnë se përkundër ekzistimit të akuzave që nga vitet e shtatëdhjeta, i famshmi i dikurshëm i “The Cosby Show” nuk është dënuar asnjëherë për ndonjë krim.
Sidoqoftë, këto akuza kanë ndikuar negativisht në karrierën e Cosbyt. Një numër i madh i emisioneve televizive dhe evenimenteve që kishin protagonist atë, janë anuluar.
Përfaqësuesit e aktorit i kanë mohuar të gjitha akuzat duke thënë se janë false, mirëpo akoma nuk i kanë komentuar dokumentet gjyqësore që kanë rrjedhur në publik. /Telegrafi/