Telegrafi

Bilic e pranon se janë duke biseduar me Zazan

Trajneri West Hamit, Slaven Bilic, ka folur rreth transferimit të Simone Zaza.

Tekniku kroat e pranoi se është duke u biseduar me lojtarin dhe se italiani është një lojtar klasi.

Lexo po ashtu Kështu e festoi trajneri kroat golin e Payet ndaj Shqipërisë (Video)

“Kemi qenë në kontakt me Simeonen edhe në të kaluarën, ai është një top lojtar”.

“Edhe vitin e kaluar kemi biseduar, por tani të shikojmë çka po ndodh”, ka thënë Bilic.

Zaza ka shënuar tetë gola për Juventusin në sezonin e kaluar. /Telegrafi/