Trajneri West Hamit, Slaven Bilic, ka folur rreth transferimit të Simone Zaza.
Tekniku kroat e pranoi se është duke u biseduar me lojtarin dhe se italiani është një lojtar klasi.
“Kemi qenë në kontakt me Simeonen edhe në të kaluarën, ai është një top lojtar”.
“Edhe vitin e kaluar kemi biseduar, por tani të shikojmë çka po ndodh”, ka thënë Bilic.
Zaza ka shënuar tetë gola për Juventusin në sezonin e kaluar. /Telegrafi/