Site icon Telegrafi

Bildt: Në rast se Rusia pushton Ukrainën, në Evropë do të ketë luftë të madhe me pasoja të thella

Pas publikimit të planit potencial të Rusisë për të pushtuar Ukrainën, ka pasur reagime të shumta nga figura të rëndësishme në botë.

Ish-kryeministri i Suedisë, Carl Bildt nëpërmjet një shkrimi në Twitter, duke shprehur shqetësimin rreth planeve që Rusia ka ndaj Ukrainës.

Bildt është shprehur se në rast se ndodh pushtimi i Ukrainës, në Evropë do të ndodhi një luftë e madhe me pasoja të thella.

“Nëse ndodh pushtimi i Ukrainës nga Rusia, do të ndodhë një luftë e madhe evropiane me pasoja shumë të thella. Nuk ka gjasa të kufizohet brenda territorit të Ukrainës”, ka shtuar Bild.

Sipas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pushtimi i Ukrainës nga Rusia mund të ndodhë qysh në fillim të vitit 2022.

Për këtë çështje, presidenti amerikan Joe Biden dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin do të diskutojnë të martën nëpërmjet një bisede telefonike.

Lexo po ashtu Biden dhe Putin do të zhvillojnë video-telefonatë të martën, temë diskutimi pritet të jetë edhe Ukraina

Në këtë bisedë, Biden pritet të përcjellë “shqetësimin e SHBA-së në lidhje me aktivitetet e trupave ruse në kufi me Ukrainën dhe do të riafirmojë përkrahjen e Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”. /Telegrafi/

Exit mobile version