Telegrafi

Bild e quan skandal Topin e Artë që iu dha Messit – Lewandowski e meritoi sipas tyre

Gazeta prestiogjioze gjermane “Bild” e ka quajtur “skandaloze” zgjedhjen e Lionel Messit, si fitues i “Topit të Artë”.

Në artikull thuhet se Robert Lewandowski ishte larg më i mirë se Messi.

Sipas gjigantit mediatik gjerman, sulmuesit të Bayern Munchen, i ishte vjedhur ky çmim.

Lexo po ashtu Pikët dhe renditja finale e 30-të konkurrentëve për Topin e Artë

Lionel Messi mbrëmë për herë të shtatë u shpall si “Lojtari i Vitit”, çmim ky që jepet nga France Football.

Kështu argjentinasi bëhet futbollisti më i vjetër që arrijnë ta marrë këtë epitet.

Robert Lewandowski u rendit i dyti, e Cristiano Ronaldo mbeti i gjashti kësaj radhe. /Telegrafi/