Gazeta prestiogjioze gjermane “Bild” e ka quajtur “skandaloze” zgjedhjen e Lionel Messit, si fitues i “Topit të Artë”.
Në artikull thuhet se Robert Lewandowski ishte larg më i mirë se Messi.
Sipas gjigantit mediatik gjerman, sulmuesit të Bayern Munchen, i ishte vjedhur ky çmim.
Lionel Messi mbrëmë për herë të shtatë u shpall si “Lojtari i Vitit”, çmim ky që jepet nga France Football.
Kështu argjentinasi bëhet futbollisti më i vjetër që arrijnë ta marrë këtë epitet.
Robert Lewandowski u rendit i dyti, e Cristiano Ronaldo mbeti i gjashti kësaj radhe. /Telegrafi/
Warum wieder Messi? – Skandal-Wahl! Lewandowski nur Zweiter https://t.co/WJgZO49aiX #BILDSport
— BILD Sport (@BILD_Sport) November 29, 2021