Athletic Bilbao e ka fituar Superkupën e Spanjës, pasi mposhti Barcelonën me rezultat 3-2 në një finale që shkoi në vazhdime.
Pjesa e parë kishte një ritëm mjaftë të lartë të lojës, me dy skuadrat që kërkuan të kalonin në eposin.
Por, ishte minuta e 40-të kur Barcelona kaloi në epërsi me golin e Antoine Griezmannit, por festa e tyre nuk zgjati shumë.
💥 BOOM! @AntoGriezmann OPENS THE SCORING!! 1-0! pic.twitter.com/xO8SNDLzCL
— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 17, 2021
Pas vetëm dy minutash, De Marcos i barazoi shifrat në 1-1, duke përfituar nga një gabim i skuadrës katalunase.
Në 45 minutat e dytë, Barcelona ishte më e vendosur dhe kërkonte që të mbyllte çështjen e fituesit, mirëpo në fund u befasua.
💥💥 KABOOM! WHAT A PLAY! @AntoGriezmann WITH THE FINISH! 2-1! pic.twitter.com/kWsB0IENxy
— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 17, 2021
Ishte minuta e 77-të kur përsëri Griezmann e riktheu epërsinë për Blaugranasit me një asistim nga Jordi Alba.
Por, katalunasit nuk arritën që të mbanin këtë epërsi deri në fund, pasi Bilbao shënoi në minutën e 90-të me anë të Asier Villalibre, për të çuar ndeshjen në vazhdime.
93' ¡¡GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL DE @Williaaams45!! ⚽️
2-3 I #BarçaAthletic 🏆 #BiziAmetsa 💭 pic.twitter.com/vKF5Kaupl3
— Athletic Club (@AthleticClub) January 17, 2021
Aty, Baskët u treguan më kërkues dhe arritën që të përmbysnin rezultatin me anë të Inaki William (94′ të vazhdimeve) me një asistim brilant nga Iker Muniani, për të fituar kështu Superkupën e Spanjës, me Lionel Messin që u ndëshkua me karton të kuq (120+1′). /Telegrafi/
https://twitter.com/noob_fcb/status/1350923618423877634
what a goal from inaki williams tho pic.twitter.com/X0w6Po3w8K
— 🏴 (@KieranCFC88) January 17, 2021
https://twitter.com/Nii_Champion1/status/1350907241193476098
https://twitter.com/Nii_Champion1/status/1350920560327487488