Barcelona ka fituar në udhëtim te Athletic Bilbao me rezultat 3-1 në ndeshjen e mbetur të vlefshme për javën e dytë në La Liga.
Katalunasit e kanë marrë një fitore të madhe në stadiumin ‘San Mames’ pas një paraqitje brilante ndaj vendasve të Bilbaos.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Inaki Williams (3’) dhe Iker Munain (90’) për vendasit, ndërsa për Barçën shënuan Pedri (14’) dhe Lionel Messi (38’, 62’).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht argjentinasi Messi, i cili pas dy golave, dy shtyllave dhe shumë rasteve u notua me 8.9.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për mesfushorin vendas, Oscar de Marcos që u notua me 5.8.
Bilbao:
Barcelona:
/Telegrafi/