Mersel Bilalli ka reaguar në lidhje me zgjidhjen e gjykatësit për të drejtat e njeriut në Strazburg, duke thënë se ajo që ndodhi nuk ka asnjë lidhje me mbështetjen e qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ajo që ndodhi si epilog me votimin e gjykatësit për të drejtat e njeriut nuk ka asnjë lidhje me mbështetjen e qeverisë aktuale. Së pari, është evidente se komisioni ka propozuar Natasha Gaber. Qëndrimet e Komisionit në çëshje të këtilla çdo herë janë respektuar nga deputetët që vijnë nga vendet pjesëtar të Këshillit të Evropës. Mendoj se kjo më vonë do të bëhet problem, nëse veprimet indigjente tregojnë se ndonjë fuqi udhëheq drejtësinë ashtu që punët mund të kishin përfunduar ndryshe, dhe duhet të kemi parasysh se Këshilli i Evropës nuk është Bashkimi Evropian. /Telegrafi/