Site icon Telegrafi

Bikinit e përmbysur, trendi i kësaj vere

(Foto: Instagram/upsidedown_bikini)

Hiti i modës verore të këtij sezoni janë të ashtuquajturat bikini të përmbysur dhe trendiste të shumta i drejtohen veshjes së këtij lloji të rrobave të banjës.

Ekspertët theksojnë se bikinit e përmbysur krijojnë një dekolte më të bukur dhe mund ta bëjë gjoksin të duket më i madh. E gjithë çështja është të ktheni trekëndëshat e bikinit në mënyrë që pjesa që normalisht duhet të shkojë rreth gjoksit të lidhet rreth qafës.

Janë të rezervuara vetëm për zonjat më të guximshme që janë të vetëdijshme për joshjen e tyre, sepse rrobat e banjës janë të veshura në një mënyrë krejtësisht të ndryshme dhe nxjerrin në pah bustin në mënyrë që të duket pjesa e poshtme e dekoltesë, në vend të pjesës së sipërme.

(Foto: Instagram/upsidedown_bikini)
Lexo po ashtu Sofia Vergara është duke pushuar në Itali, fotografitë me kostum larjeje ‘rrënuan’ Instagramin

Ajo u shfaq disa vite më parë dhe u përhap në një kohë të shkurtër, sepse shumë vajza dhe gra e kuptuan se në këtë mënyrë gjoksi i tyre duket më i bukur dhe i harlisur.

(Foto: Instagram/upsidedown_bikini)

Modelja italiane, Valentina Fradegrada, ishte ndër të parat që nisi këtë trend. Më pas ajo u ndoq nga shumë personazhe të njohura, duke përfshirë Kylie Jenner, Kim Kardashian, Ashley Graham e të tjera…

(Foto: Instagram/ashleygraham)

Nëse jeni një vizitor i shpeshtë i rrjeteve sociale, atëherë sigurisht se nuk ju ka ikur trendi i modës verore që yjet e njohura të Instagramit e përqafuan me entuziazëm dhe që do të pushtojë edhe këtë vit plazhet anembanë botës. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/upsidedown_bikini)
Exit mobile version