Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Zaimina Vasjari, ka kohë që ka bërë një tërheqje nga muzika.
Ajo prej shumë vitesh është fokusuar në një biznes personal, ndonëse është një personazh i shoëbizit shumë e komentuar.
Zeshkania së fundmi ka marrë vëmendje me disa fotografi ku shfaqet me një palë bikini të zeza.
35-vjeçarja ka bërë një paraqitje të shkëlqyer teksa vazhdon të jetë në formë të mrekullueshme.
Të shumta kanë qenë edhe komplimentet që ka marrë nga miqtë e ndjekësit në këtë postim.
Përkundër kësaj, ajo tani është më e fokusuar në familje si nënë e dy fëmijëve.
E sa i përket anës profesionale, të fundit këngë e solli në vitin 2020. /Telegrafi/