Site icon Telegrafi

‘Bihter’ dhe ‘Elif’, lufta e aktoreve që kanë pasur të njëjtin partner (Foto)

Mashkulli i njëjtë që kanë pasur për partner dy aktoret e famshme turke, Beren Saat (e njohur te ne për rolin e Bihter) dhe Tuba Buyukustun (e njohur për rolin e Elif), vazhdon të jetë pikë ndarëse për dy yjet e ekranit turk.

Tuba Buyukustun dhe Bulent Inal ishin të martuar për dy vjet para se të vendosnin për t’u shkurorëzuar. Pas ndarjes së tyre, Inal kishte nisur një lidhje me Beren Saat, e cila zgjati po ashtu dy vite. Pas kësaj marrëdhënieje, të dyja aktoret refuzuan të punonin së bashku në projekte televizive.

Sot, kur secila prej tyre kanë nisur një jetë tjetër, sërish aktoret nuk janë përfshirë asnjëherë në të njëjtin projekt, transmeton Revista Class. Bihter dhe Elif vazhdojnë ta mbajnë gjallë “luftën” e të dashurit të përbashkët dhe po mundohen të sfidojnë njëra-tjetrën edhe në projektet e reja që do të fillojnë së shpejti.

Një tjetër nxitje për vazhdimin e zënkës mes dy aktoreve më të suksesshme të momentit në Turqi, buron nga viti i kaluar, kur Beren Saat dhe Kenan Dogulu kishin vendosur të njëjtën datë martese me Tuba Buyukustun dhe Onur Saylak. Dhe jo të paktë qenë zërat se kjo ishte e qëllimshme.

Sido që të jetë, të dyja aktoret janë të angazhuara dhe të ftuara nga producentë të njohur, por ajo që mbetet në majë të klasifikimit si aktorja më e mirë dhe më e paguar në Turqi për vitin 2015, është Tuba, ndërsa Beren mbetet në vend të shtatë, pas Berguzar Korel, Hazal Kaya, Meryem Uzerli e disa yjeve tjera.

Exit mobile version