Site icon Telegrafi

BigEm paralajmëron këngën e re

(Foto: Instagram/MilotHasangjekaj)

Milot Hasangjekaj ka paralajmëruar projektin e ri muzikor që do ta sjellë në një të ardhme të afërt.

Reperi i popullarizuar nga “Etnon”, i cili tash njihet me emrin artistik si BigEm, e ka bërë njoftimin përmes rrjeteve sociale.

Në bazë të asaj që shkruhet, kënga do të titullohet “Ani ani”.

Ndërkaq, projekti pritet të realizohet nën ombrellën e produksionit BlackFish Entertainment të Genc Prelvukajt.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për BIGEM

Bashkëpunimi me Genën, Gajle, është një prej projekteve më të fundit të BigEm.

Kënga e cila u lansua me videoklip në fund të nëntorit të kaluar është pritur shumë mirë nga fansat e dy këngëtarëve.

Ndërsa më herët, ai e kishte publikuar duetin me Florianin, “Fajin ma la”, që po ashtu rezultoi i suksesshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version