Telegrafi

Big Mama vjen atraktive në fotosesionin për fundvit (Foto)

Këngëtarja e njohur Big Mama ka qenë këtë vit mjaft aktive në muzikë dhe televizion.

Ajo ka sjell për publikun disa këngë të reja, të cilat janë pëlqyer në masë të madhe nga publiku.

Jo pak herë, Big Mama këtë vit ka qenë e përfolur edhe në media, kjo për shkak të ndryshimit drastik në trupin e saj.

Ajo humbi shumë kilogramë, me çka fitoi një trup perfekt dhe të lakmueshëm.

Së fundmi, këngëtarja ka realizuar një set të veçantë fotografik për festat e fundvitit, në të cilin vjen mjaft joshëse dhe atraktive.

Big Mama ka publikuar disa fotografi në Instagram, ku ka treguar se sa me stil ka pozuar pranë bredhit dhe dhuratave. /Telegrafi/