Telegrafi

Big Mama tregon operimin e radhës që ka bërë (Foto)

Këngëtarja e njohur Big Mama, ka pësuar ndryshime të mëdha që nga koha kur është shfaqur për herë të parë në skenën e muzikës.

Viteve të fundit, ajo ra në sy për humbjen e madhe në Peshë, ndërsa tregoi se një gjë të tillë e kishte arritur falë një operimi për ngushtimin lukthit.

Në disa intervista, ajo është shprehur se nuk është kundër operimeve apo ndërhyrjeve, teksa ka treguar se së shpejti do të bëjë edhe disa të tilla.

Së fundmi, përmes një fotografie të hedhur në rrjetin social Instagram, Big Mama tregoi se ka kryer me sukses një operim në sy.

Kjo vërehet edhe nga fakti se këngëtarja në vetëm një javë pas operimit, ishte lejuar të mbante syze dielli.

“Para një jave operova sytë,rezultati shkëlqyer pa dhimbje dhe po shoh me mirë se me syza” (sic.), ka shkruar ndër të tjerash këngëtarja në fotografinë ku shfaqet me doktorin që i ka kryer operimin.

E njëjta ka paralajmëruar se së shpejti do të sjellë projekte të reja në muzikë. /Telegrafi/