Këngëtarja e njohur shqiptare, Big Mama, po rikthehet me një projekt të ri muzikor pas një pauze të gjatë.
Artistja, e cila i ka qëndruar besnike zhanrit të saj që nga fillimi, këtë radhë po sjell një këngë pak më ndryshe.
Ajo madje përmes imazheve që ka publikuar ditë më parë ka lënë të dyshohet se është duke u martuar.
Kjo pasi solli disa fotografi ku u shfaq si nuse duke kremtuar me një sërë vajzash të tjera natën e beqarisë.
Ky projekt siç ka njoftuar së fundmi do të publikohet këtë të premte (25 qershor).
“25.06. e premte ora 18:00”, ka shkruar ajo.
Reagimet kanë qenë të menjëhershme nga miqtë e fansat, të cilët po ashtu mezi po presin. /Telegrafi/