Telegrafi

Big Mama sjell me videoklip ripërpunimin e këngës “Akoma të du” të Bertan Asllanit

Big Mama në klipin ë këngës "Akoma të du" (Foto: Instagram/bigitos/fotocavitmelis)

Big Mama është rikthyer me një projekt të ri muzikor, të cilin e ka kompletuar edhe nga ana vizuale. Ajo e ka ripërpunuar hitin e dikurshëm të Bertan Asllanit, “Akoma të du”.

Robert Bilbilov qëndron pas muzikës dhe orkestrimit të kësaj kënge me tekst të Avni Qahilit. Regjinë e videoklipit e ka bërë Arian Havolli, i cili është angazhuar për xhirimet së bashku me Fidan Bajramin.

“‘Akoma të du’…. shpresoj t’ju pëlqejë ripërpunimi i këngës së Bertan Asllanit. Këngët e bukura nuk harrohen kurrë, po as Bertani”, ka shkruar këngëtarja në një postim në rrjetet sociale duke i falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët në realizimin e këtij projekti.

Për të bërë sa më të kompletuar këtë video muzikore, janë angazhuar modeli Serhat Kaynarpinar dhe aktorja Seda Canbolat.

Ndryshe, “Akoma të du” ishte pjesë e albumit të parë të Bertan Asllanit që mbante emrin e këngës dhe është një prej hiteve më të mëdha të tij. /Telegrafi/