Telegrafi

Big Mama shfaqet pa makijazh (Foto)

Këngëtarja e njohur Big Mama ka qenë një ndër emrat më të përfolur muajve të fundit në media.

Rënia drastike në peshë dhe linjat perfekte kanë bërë që ajo të flitet shumë për dukjen e saj.

Ajo është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, Big Mama ndau me ndjekësit një video të drejtpërdrejt ku shfaqej pa makijazh, duke treguar dukjen e saj natyrale.

Megjithëse dukej pak më ndryshe nga ajo që shohim në skenë, këngëtarja arriti që sërish të rrëmbejë vëmendjen e fansave të saj.

Kujtojm që javën e kaluar, ajo solli edhe këngën e saj më të re në bashkëpunim me Manin, baladën ‘Zemra e ndalume’, e cila u prit mirë nga publiku. /Telegrafi/