Big Mama në fillim të këtij viti është vënë në fokus të mediave lidhur me një operim të kryer në lukth.
Ajo ngushtoi lukthin e saj, me ç’rast bëri reduktim të madh të ushqimit, duke humbur kështu disa kilogramë.
Kësaj radhe, ajo i është nënshtruar sërish një operimi, por këtë herë nuk bëhet fjalë për lukthin.
Përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e saj zyrtare Instagram, këngëtarja nga Maqedonia ka treguar se i është nënshtruar një operimi në sy.
“Pas kontrollës që kisha me Dr.Ilir Osmanin unë menjëherë vendosa që të operohem, korrigjimi i dioptrisë me laser është shpëtim për mua. Shihemi pas Operacionit… pa syza e pa thjerrëza” (sic.), ka shkruar Big Mama. /Telegrafi/