Telegrafi

Big Mama reagon ndaj sjelljeve të Beatrix: Vetëm lyhet dhe puthet gjithë ditën me Donaldin

Raporti dhe lidhja mes dy banorëve të Big Brother VIP, Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj ka ngjallur reagime të shumta, si jashtë shtëpisë ashtu edhe brenda.

E acaruar me sjellet e Beatrix është shprehur edhe banorja më e re e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Mama.

Disa nga banorët kanë qëndruar së bashku në oborr pas përfundimit të spektaklit, teksa kanë diskutuar për Beatrix.

Foto: Top Channel

Këtë debat fillimisht e nisi Arjola, e cila tha se fillimisht ka patur mendimi pozitiv për Beatrix.

‘’Beatrixën kurrë nuk e kam parë të pambajtur në shtëpi, por reagimi im nuk ishte në atë kuptim. Ajo u ofendua sepse erdhi dhe më pyeti: A vetëm lyhem gjithë ditën unë?”, tha aktorja.

Më pas reagoi edhe Big Mama e acaruar me sjelljen e saj në shtëpi.

Foto: Top Channel

“Beatrix vetëm lyhet dhe të puthet me Donaldin. Asgjë tjetër nuk kam parë nga ajo”, ka thënë Big Mama.

Lexo po ashtu Moment i sikletshëm gjatë puthjes pasionante mes Donaldit dhe Beatrix

Kujtojmë që mbrëmë është larguar Sabiani, i cili ishte pjesë e BBV nga fillimi i spektaklit.

Ndryshe, banorët janë në garë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.