Telegrafi

Big Mama i reagon fanses që e kritikoi për paraqitjen e ekspozuar pak pas vdekjes së babait

Këngëtarja e njohur Big Mama, së fundmi u përball me një humbje tragjike në familjen e saj.

Babai i saj, Adi, u nda nga jeta për shkak të një sëmundje, duke lënë të pikëlluar kështu familjen dhe mbarë farefisin.

Këngëtarja e njohur ka gjetur forcën që edhe pas humbjes së madhe t’i rikthehet punës për projektet televizive dhe muzikore që realizon.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Së fundmi, ajo publikoi për fansat në rrjetin social Instagram një fotografi ku shfaqej teksa shijonte rrezet e diellit – fotografi kjo e cila është realizuar në Zanzibar të Tanzanisë.

Teksa reklamonte kompaninë e udhëtimit me të cilën ka marrëveshje, një nga ndjekëset i ka komentuar Big Mamës, duke e kritikuar për publikimin e një fotografie të tillë, teksa ende është në zi.

Foto: Big Mama/SC/Instagram

I menjëhershëm duket të ketë qenë reagimi i Big Mamës, e cila në pika të shkurtra ia ka kujtuar ndjekëses se arsyeja e publikimit të kësaj fotografie është kontrata e reklamimit, teksa për zinë dhe dhimbjen i di ajo vet më shumë se çdokush tjetër.

Foto: Big Mama/SC/Instagram

Pak para se i ati i saj të ndahen nga jeta, Big Mama publikoi projektin e saj të ri muzikor, ripërpunimin e baladës së famshme “Akoma të du”, të Bertan Asllanit. /Telegrafi/