Telegrafi

Big Mama publikon këngën e re “Kanagjegji”

Foto: Big Mama/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Big Mama, ka prezantuar për publikun projektin e saj më të ri muzikor.

“Kanagjegji” mban titullin kënga e saj e re, e cila është e zhanrit turbo folk me elemente popullore.

Kënga është produkt i kompozitorit Ebrar Mazhar, ndërsa për vargjet është kujdesur tekstshkruesi i njohur shqiptar, Avni Qahili.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Kanagjegji” vjen e vizualizuar edhe me një klip shumë të veçantë, i cili përbrenda ngërthen traditën shqiptare të përcjelljes së vajzave në shtëpinë e burrit.

Foto: Big Mama/Instagram

Klipi është xhiruar në Prizren nga produksioni XL Films.

Në videon muzikore të këngës, Big mama shfaqet me veshje kombëtare shqiptare, tamam si një nuse e vërtetë.

Përkundër faktit që i këndon “kanagjegjit” në këngë, Big Mama vazhdon të mbetet beqare tash e sa kohë, duke u treguar mjaft e rezervuar në intervistat e saj sa i përket statusit emotiv. /Telegrafi/