Site icon Telegrafi

Big Mama publikon fotografi atraktive nga pushimet në Turqi

Big Mama (Foto: Instagram)

Këngëtarja shqiptare, Big Mama, në fund të sezonit të verës duket se ka gjetur kohë paksa për veten për të shijuar disa ditë jo-produktive.

Ajo siç bën të ditur ka nisur pushimet në Turqi, gjersa nga atje nuk ka munguar as me poza e postime të ndryshme.

Besjana Kasami (emri i vërtetë) ka publikuar disa imazhe atraktive në bikini duke treguar se po argëtohet në maksimum.

Big Mama (Foto: Instagram)

“Stresohuni më pak dhe shijoni më të mirën”, ka shkruar ajo krahas imazheve.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Big Mama

Artistja është komplimentuar për linjat trupore mjaft shumë, duke qenë se ka bërë një ndryshim drastik prej vitesh.

Ajo ka arritur të rikthehet në top-formë meqenëse hoqi kilogramë të shumtë dhe kjo është vënë re dukshëm.

Big Mama këtë verë gjithashtu ka qenë shumë prezente me mbrëmje e koncerte. /Telegrafi/

Exit mobile version