Këngëtarja e njohur shqiptare, Big Mama, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.
Ajo ka zgjedhur bregdetin e jugut të Shqipërisë, teksa ka ndarë me ndjekësit e saj disa fotografi mjaft atraktive nga pushimet.
Së fundmi, Big Mama publikoi në rrjetin social Instagram një imazh, ku shfaqej e veshur me një kostum larjeje duke pozuar mbi pishinën e një hoteli në Vlorë.
Këngëtarja nga Maqedonia ka theksuar edhe njëherë linjat e saj trupore, duke bërë të ditur kështu se është në formë të shkëlqyer fizike.
Që nga koha kur ajo humbi peshë në mënyrë drastike, Big Mama nuk ka hezituar që të ekspozojë gjithnjë hiret e trupit, për të treguar me krenari ndryshimin që ka arritur.
Komplimentet e shumta nga fansat për këngëtaren, nuk kanë munguar në hapësirën për komente. /Telegrafi/