Këngëtarja e njohur Big mama ka qenë e ftuara e radhës në emisionin “Zone e Lirë”.
Ajo përballë gazetarit Arian Çani ka promovuar këngën e saj më të re “Zemra e ndalume”, të cilën e solli në bashkëpunim me artistin e ri Mani.
Mes të tjerash, këngëtarja rrëfeu edhe për transformimin e saj pas dobësimit, duke cituar faktin se si arriti t’i heqë kilogramët e tepërt nga trupi.
Ajo nuk mundi t’i shpëtojë as pyetjeve provokuese të moderatorit Çani, i cili kërkoi nga Big mama që të flasë rreth anulimit të fejesës së saj, e cila ishte e përgatitur deri në momentet e fundit.
“Unë kam gjet tjetrin, për ca do qaj për të vjetrin”, ka thënë këngëtarja me shaka, duke mënjanuar kështu edhe pyetjen e bezdisshme.
Ndryshe, Big Mama njihet për karakterin e saj satirik, të cilin nuk heziton ta shpalosë në thuajse çdo dalje të saj! /Telegrafi/