Telegrafi

Big Mama organizon festë për ditëlindjen e 35-të – të pranishëm edhe një pjesë e artistëve shqiptarë

Besiana Kasami apo siç njihet me emrin artistik Big Mama, ditën e djeshme (e shtunë) festoi ditëlindjen e 35-të.

Me këtë rast ka organizuar një festë me familjen e miqtë, duke përfshirë këtu edhe një pjesë të artistëve shqiptarë.

Të pranishëm në kremtimin e përvjetorit të lindjes ishte edhe këngëtarja Shkenda Dubova, Ramdan Krasniqi – Dani, Robert Berisha etj.

Big Mama (Foto: Instagram)

Këta të fundit krijuan një atmosferë të mahnitshme teksa kënduan disa prej hiteve të njohura të tyre.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në bazë të pamjeve të publikuara në rrjete sociale, në ditëlindjen e Big Mamës shihet një numër i madh i të pranishmëve pavarësisht situatës me COVID-19.

Big Mama (Foto: Instagram)

Sidoqoftë, këngëtarja ka filluar karrierën në moshë të re dhe përgjatë këtyre viteve solli projekte mjaft të suksesshme.

Ajo viteve të fundit është shkëputur paksa nga muzika, për t’i kushtuar më shumë vëmendje profesionit si moderatore. /Telegrafi/

Big Mama (Foto: Instagram)

 

Big Mama (Foto: Instagram)