Mbrëmë (e martë) në shtëpinë e Big Brother VIP ka pasur debate të ashpra.
Një reagim i fortë ka ardhur edhe nga banorja më e fundit e shtëpisë, këngëtarja Big Mama.
Këngëtarja tetovare ka ngritur zërin duke e bërë të qartë se po qe puna për të bërë skandale, ajo është e para në këtë mes.
“Big Mama është fut prej jashtë me shumë informacione, me shumë gjëra. Big Mama ka mundur t’i bëjë prej ditës së parë skandalet më të mëdha këtu që kurrë s’i keni bërë ju, sepse nëse është puna për skandale jam nëna, ashtu si e kam emrin. Por unë jam munduar që të gjithë juve t’iu blej ashtu si dua unë, jo se si ndikoheni për jashtë, jo se si ju kam parë nga jashtë”, ka thënë ajo.
Ky debat erdhi si shkak-pasojë e një klipi që u transmetua, ku mes banorëve diskutohej mbi dyshimet për lidhjen e Donaldit me Beatrixin.
Donaldi ka akuzuar Big Mamën se po e mbron Arjolën pasi e ka mikeshë, gjë të cilën Big Mama e ka mohuar gjatë debatit që është zhvilluar. /Telegrafi/