Këngëtarja e njohur Big Mama, e tregoi hapur para disa vitesh ndërhyrjen e kryer në ngushtimin e lukthit të saj.
Si rrjedhojë, ajo arriti të eleminojë kilogramët e tepërt, duke arritur trupin fin që gjithmonë e kishte ëndërruar.
E mesa duket së fundmi, artistja i është nënshtruar një tjetër ndërhyrje, kësaj here estetike.
Në fotografitë e fundit të publikuar në rrjetin social Instagram, fansat kanë vërejtur ndryshime të dukshme në hundën e saj, gjë edhe për të cilën kanë komentuar.
Big Mama nuk ka replikuar, por vetëm ka pëlqyer komentet me çka ka lënë në dyshim faktin se pajtohet me atë që fansat kanë thënë.
Sido që të jetë, ky ndryshim i saj është pritur mirë nga publiku dhe këngëtarja ka marrë një pamje edhe më tërheqëse. /Telegrafi/