Këngëtarja e njohur shqiptare, Big Mama, ka qenë së fundmi e ftuar në një intervistë për “Prive”.
Ajo ka rrëfyer shumëçka nga jeta personale dhe ajo profesionale, ku ndër të tjerash veçoi suksesin e “cover”-it të saj më të fundit, “Akoma të du”.
Klipi i kësaj kënge ishte xhiruar në Turqi, teksa mashkulli protagonist është modeli i njohur turk, Serhat Kaynarpınar.
Me këtë të fundit, këngëtarja nga Tetova kishte publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi nga xhirimet e klipit, gjersa afërsia mes tyre i kishte çuar disa të dyshonin se mos dyshja janë në lidhje.
Mirëpo edhe këtë gjë Big Mama e mohoi, duke treguar se në të vërtetë, mes tyre ka vetëm një shoqëri të mirë dhe asgjë më shumë.
“Serhati është vetëm mik i imi, dhe kur e kam pyetur nëse do të vinte për mua të ishte prezent në klip, më ka thënë: Po, po si nuk e bëj këtë unë për ty”, ka thënë ndër të tjerash Big Mama gjatë emision.
Ajo ka mohuar të jetë në lidhje me ndonjë mashkull, duke thënë se edhe pse tash e sa kohë është në kërkim, ajo ende nuk e ka gjetur mashkullin e jetës.
Përndryshe, këngëtarja e njohur së fundmi u përball me një fatkeqësi vërtet të madhe familjare, kjo pasi i ati i saj ndërroi jetë të shtunën. /Telegrafi/