Këngëtarja e njohur Big Mama ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.
“I len krejt” titullohet kënga e saj e re, e cila është ritmike e zhanrit turbo folk.
Muzika dhe vargjet e tekstit i ka bërë artistja Filloreta Raçi – Fifi, ndërsa orkestrimi është realizuar nga Apollo.
“I len krejt” është publikuar në kanalin YouTube edhe me klip, i cili është punuar nga MAX Production.
Edhe këtë radhë, Big Mama vjen atraktive në performancën e saj, duke vënë në pah linjat atraktive. /Telegrafi/