Telegrafi

Big Mama lanson këngën e re “Merri”

Foto: YouTube

Këngëtarja e njohur shqiptare, Big Mama, ka prezantuar sot (e martë) projektin e ri muzikor.

“Merri” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale me një paraqitje atraktive e joshëse.

Teksti dhe muzika ndërkohë është realizuar nga artisti i njohur nga Shqipëria, Irkenc Hyka.

Big Mama (Foto: YouTube)

Ky i fundit është përkujdesur edhe për producimin me video të bërë nga Senad Hallaqi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Rikthimi i artistes nga Maqedonia vjen pas një kohe të gjatë, një pauzë prej dy vitesh.

Ripërpunimi i këngës “Akoma të du” të Bertan Asllanit mbetet prurja e fundit që solli Big Mama.

E njëjta muajve të fundit u përfol tejet shumë për pjesëmarrjen në spektaklin Big Brother VIP. /Telegrafi/