Këngëtarja e njohur Big Mama ka qenë ndër personazhet më të përfolur muajt e fundit.
Ka disa javë që këngëtarja realizoi një operacion në Turqi, me dëshirën e saj për të mos shtuar më kilogramë, mjekët i realizuan asaj një ngushtim lukthi.
Ndërkohë, ajo shumë shpejt pritet të sjell edhe disa këngë të reja në treg, pas baladës së saj më të fundit “Dashuri Vrastare”.
Big Mama është shumë aktive në rrjetet sociale, përmes së cilabe zbulon herë pas here për fansat diçka nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, ajo ka publikuar në rrjetin social Facebook një fotografi të mamasë së saj, në mbishkrimin e së cilës i ka dedikuar disa fjalë emocionuese asaj për ditëlindje.
“Nena ime, falemnderit qe ishe gjithe keto vite me mua. Faleminderit qe me rrite dhe me bere te qesh edhe kur me qahej.Faleminderit qe ende kujdesesh ashtu sikur isha femije, per dashurine e pa cmim qe ma jep. Faleminderit qe e mbush kete emer te madh ne jeten time – NENE. Falemnderit qe ekzgiston, te dua shume dhe gjithmone do mbetesh me e rendesishmja ne jete. Urime ditelindjen!”, (sic) shkruan këngëtarja në mbishkrimin e fotografisë në Facebook. /Telegrafi/