Site icon Telegrafi

Big Mama me dedikim prekës pas vdekjes së babait: Të premtoj që do t’i vazhdoj të gjitha aktivitetet me humorin që më trashëgove

Foto: Fatlum Hajredinaj

Këngëtarja e njohur shqiptare, Big Mama, pak ditë më parë bëri të ditur se humbi babanë e saj.

I ndjeri, Adi Kasami, i cili ishte babai i këngëtares është ndarë nga jeta pas një sëmundje.

Të premten, Big Mama vendosi që të bëjë një status të gjatë në rrjetin social Facebook, dedikuar babait të saj të ndjerë.

Këngëtarja nuk i ka kursyer fjalët mallëngjyese, duke treguar se sa shumë e ndjen mungesën e tij.

“Baba…Dashuria ime e pare dhe e fundit , asnjehere nuk kam dashur dike si ti dhe kurr nuk do te dua dike si te kam dashur ty . Krenare qe jam bija jote , faleminderit qe je babai im ! Une dhe ti nuk jemi ndare vetem se kemi filluar nje komunikim tjeter qe per ne eshte i panjohur . Kam pasur , kam dhe do te kem baba me te mirin ne bote . Me emrin tend jam bija me krenare ! Faleminderit per dashurine qe ma dhe , faleminderit per bisedat tona te gjata , te cilat vetem ti ke mund te mi besh ne menyren , me te dashur dhe me humorin qe e trashegova nga ti ! Faleminderit qe cdo here ke pas kohe per mua ! Faleminderit qe cdo here ke pas mirekuptim per sjelljet e mija! Faleminderit qe ma tregove rrugen e jetes ! Faleminderit per femijerine time te lumtur ! Faleminderit qe me mesove ti dua njerezit … Keto falenderime baba dhe nje milion te tjera i kam ne shpirte! Te premtoj qe do te jem mire , te premtoj qe do ti realizoj enderrat qe i kishe per mua . Cdo pjese e qenies time eshte pjese e yte ! Une jam ti !!! Te premtoj se do ti vazhdoj te gjitha aktivitetet me humorin qe ti ma trashegove dhe nuk do te ndalem ! Edhe pse jam shume e thyer , ky ishte premtimi i fundit qe ta dhashe . Ne nuk u ndame vetem nderruam menyren e komunikimit . Te dua pafundesisht . Vajza babit Besjana

Po ashtu falemenderoj gjith familjart, miqt e dashamir qe nuk na lat vet keto dite te veshtira sado pak na lehtsuat dhimbjen qe nuk do te sherohet kur. Falemderoj edhe per telefonatat mesazhet e pa funta qe ne pamundesi tju pergjigjem gjithve shpresoj te me kuptoni zoti ju bekoft gjithve dhe ju flm shum”, ka shkruar Big Mama në Instagram. /Telegrafi/

Exit mobile version