Telegrafi

Shota Baraliu thotë se Xhuli Nura po bën magji në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova

Foto: Screenshot/Instagram

Shtëpia e famshme e Kosovës, Big Brother VIP, është kthyer në një nga ‘shoë’-t më të komentuara.

Deri më tani ka pasur momente nga ma të ndryshmet, debate ndërmjet banorëve e shpesh edhe momente argëtimi.

Së fundmi aktorja Shota Baraliu ka bërë një bisedë me Edon Shilekun, të cilit i thotë se Xhuli merret me magji.

Foto: Screenshot/Instagram

Gjatë bisedës, ajo e ka thirrur Stresin, pasi ditë më parë u krijua një zhurmë, ku disa prej banorëve panë një grumbull me qime nëpër shtretërit e tyre.

Lexo po ashtu Stresi i drejtohet Xhulit: E di e gjithë Kosova dhe Shqipëria kush je ti, mos thuaj që je prej Drenicës

“A e ke gjetur te shtrati im grumbullin e qimeve, a më ke thënë çfarë janë këto”, ka qenë pyetja e Shotës drejtuar Stresit, që pati një konfirmim të menjëhershëm nga reperi.

Foto: Screenshot/Instagram

“Magji. Bën magji ajo. Për atë e gjithë shtëpia jemi kështu, asnjë ditë të mirë. Ka shkuar te të gjithë hoxhallarët, hajmalia më dëgjo mua”, ka thënë më tej Baraliu.

Xhuli nga ana tjetër këto ditë ka qenë në vëmendje për shkak të zënkave që pati me disa prej banorëve, përfshirë Stresin dhe Gjon Karricën. /Telegrafi/