Telegrafi

Big Brother VIP Albania largon kufizimet për Kosovën – tani shqiptarët nga Kosova mund të shikojnë videot e spektaklit në YouTube

Para disa muajsh ishte ngritur si çështje fakti se programi më i shikuar i momentit, Big Brother VIP Albania, nuk po mund të shikohej nga shqiptarët e Kosovës në platformën YouTube.

Si shkak për këtë u dha fakti që Kosova si shtet ka shumë kufizime në YouTube, dhe se BBVA ishin detyruar që nga kontrata ndërkombëtare që kishin nënshkruar, të bllokonin videot në disa shtete.

Megjithatë duket se në ditët e fundit ka ndryshime, pasi shqiptarët e Kosovës kanë tashmë qasje të lirshme në shikimin e videove të Big Brother VIP Albania.

Lexo po ashtu "Nuk lejohet në shtetin tuaj", Big Brother VIP Albania ndalon shqiptarët e Kosovës të shohin videot e tyre në YouTube?

Nuk dihet nëse patenta origjinale me kërkesë të produksionit e ka bërë këtë lëshim, megjithatë të gjitha videot e këtij programi janë tashmë të qasshme për shikuesit në Kosovë.

Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube

Big Brother VIP Albania përndryshe vazhdon të jetë formati televiziv më i shikuar i momentit në mbarë trevat shqiptare.

Aktualisht, konkurrentja e vetme nga Kosova në këtë spektakël është këngëtarja Nita Latifi.

Foto: Nita Latifi/Instagram

Banorë të tjerë nga Kosova në këtë format kanë qenë moderatori dhe basketbollisti Shpat Kërveshi dhe këngëtarja Ariana Plakiqi. /Telegrafi/