Site icon Telegrafi

Big Bang referencë në muzikën botërore – Sërish artistë të huaj kopjojnë këngën “Nona” të Ledrit e Young Zerkës

Është bërë tashmë e zakonshme që një prej producentëve më të mirë shqiptarë, i njohuri si njeriu i hiteve, Big Bang, të jetë inspirim për muzikën mbarë botërore.

Nuk janë të pakta projektet ndërkombëtare që janë inspiruar prej këngëve që ai ka realizuar për një treg modest, si tregu shqiptar.

E njëjta histori po përsëritet tash me artistët 2TabOo, Sapna Choudhary dhe Dj Sunny të cilët publikuan prjoektin “Chori 96 Ki”.

“Chori 96 Ki” është një inspirim i madh i projektit që realizoi Big Bang në RedBox, hitit për Ledri Vulën dhe Young Zerkën, “Nona”.

“Nona” që ishte mega hit në tregun shqiptar, kurse më parë u kopjua edhe projekti “Syni Jem” nga Ronela Hajati dhe Young Zerka, po ashtu realizuar nga RedBox.

Reperi francez me origjinë algjeriane, L’Algerino, arriti 42 miionë klikime me këngën “International” që është po ashtu i inspiruar nga projekti i realizuar nga Big Bang për Ronelën dhe Young Zerkën.

Kujtojmë se Big Bang dhe RedBox janë më meritorët edhe për suksesin e Era Istrefit pasi realizuan produksionin e këngës “BonBon”, hitit të madh, e madje vet producenti ishte prezent në studiot më të mëdha botërore me Erën për të punuar në projekte të reja.

Këtë verë RedBox dhe këngët e dala nga kjo studio për disa prej artistëve më të njohur dominuan plotësisht verën si “Princess Diana” nga Ledri dhe Lyrical Son, “Ma Cherie” nga Butrint Imeri”, “Si Bugatti” nga Gjiko dhe Skerdi e shumë të tjerë.

/Telegrafi/

Exit mobile version