Era Istrefi ka nënshkruar kontratë me Sony Music duke arritur suksesin më të madh në karrierën e saj jo shumë vjeçare.
Prapa këtij suksesi të madh të këngëtares shqiptare pa dyshim qëndron njëri nga producentët më të mirë shqiptar, krijuesi i hiteve, Big Bang, transmeton Telegrafi.
Producenti i njohur emri i vërtetë, i të cilit është Arbër Gjikolli ka punuar hitet e Erës, që pushtuan tregun muzikor shqiptar për të depërtuar edhe në sferën ndërkombëtare të muzikës.
Albumi për të cilin Era ka nënshkruar kontratë me vlerë 1.5 milionë euro, do të punohet nga Arbëri, i cili po ashtu bëhet producenti i parë shqiptar që punon me një kompani prestigjioze siç është Sony Music./Telegrafi/