Telegrafi

Bien temperaturat, sot mot me shi

​Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëroi se mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët dhe me reshje lokale shiu.

Për sot, reshjet mund të jenë në formë rrebeshi.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-9m/s. /Telegrafi/