Vranësira dhe reshje shiu do të na shoqërojnë edhe përgjatë ditës së sotme.
Temperaturat do të shënojnë rënie me shtrirjen e masave më të ftohta ajrore mbi vend.
Minimalja e ditës do të jetë 9 gradë Celsius kurse maksimalja do të arrij deri në 14 gradë Celsius.
Qarkullimi më i mirë ajror dhe të reshurat e shiut pritet të përmirësojnë cilësinë e ajrit ditëve të fundjavës, ku indeksi i cilësisë së ajrit të jetë në vlera të pranueshme dhe mesatare. Do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme ditën e shtunë, 6-13m/s, e ditën e diel nga verilindja.
Shtypja atmosferike pëson rënie në fundjavë, më pas sërish rritet lartë mbi vlera normale. /Telegrafi/