Site icon Telegrafi

Bieber pranon fajin për sulm fizik, gjobitet vetëm 750 dollarë

Justin Bieber është deklaruar fajtor për sulmin ndaj një fotografi gjatë kohës kur ishte në lidhje me Selena Gomez.

Ngjarja ka ndodhur në gusht të vitit të kaluar në afërsi të shtëpisë së babait të këngëtarit në Stratford (Ontario, Kanada).

Bieber e kishte sulmuar paparacin që i bënte fotografi atij dhe asokohe të dashurës së tij, ndërsa fotografi e kishte paraqitur rastin në polici dhe më 1 shtator, këngëtari ishte arrestuar.

Pranimi i fajit i ka kushtuar 21-vjeçarit vetëm 750 euro gjobë duke shmangur kështu burgun.

Këngëtari ka pasur probleme të shpeshta me ligjin në vitet e fundit duke përfshirë vozitje të pakujdesshme, vandalizëm (në vitin 2013), sulm ndaj fotografëve në Argjentinë dhe Toronto (2014) e të tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version