Rrjeti social Twitter është “çmendur” nga ngatërresa e re e yjeve botërore.
Justin Bieber e ka dhënë qartë opinionin rreth ‘luftës’ së fundit mes Taylor Swift në njërën anë dhe në anë tjetër të Kanye West me Kim Kardashian, ku këngëtari kanadez ka mbajtur anën e këtyre dy të fundit.
Këtë gjë e ka treguar me një foto në Instagram, ku ka bërë ‘screenshot’ bisedën mes tij dhe Kanye West në “Face Time”. Fotoja është hedhur në Instagram në versionin bardh e zi, ku Justin ka shkruar “Çkemi Taylor Swift”, duke thumbuar kështu automatikisht këngëtaren, transmeton Telegrafi
Duke i hedhur benzinë zjarrit pasi tashmë të gjithë e dimë “luftën” e tyre, ky lajm ka arritur që të marrë vëmendjen maksimale në rrjetin social Twitter.
Kujtojmë që Taylor Swift është mike shumë e ngushtë e këngëtares Selena Gomez, e cila ka qenë ish e dashura e Justin Bieber. /Telegrafi/