Analisti austriak Florian Bieber e ka porositur publikisht kryetarin e Grupës së Partisë Popullore dhe kryesin e saj në Parlamentin Evropian, Jozeff Dol, se nuk mund të gëzohet fitores së Emanuel Makron, kurse në të njëjtën kohë të mbështet Nikolla Gruevskin dhe Viktor Orbán, liderë të partive nga e njëjta familje, raporton Makfaks, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Nuk mund të uroni Emanuel Makron, kurse në të njëjtën kohë të mbështesni Viktor Orbán dhe Nikolla Gruevski. Ata nuk janë më të mirë se Le Pen’, shkruan Biber në Twitter, duke reaguar në cicërrimën e Dol: ‘Urimet e mia për Makron i cili do të përfaqësojë Francën e bashkuar në Evropën e fuqishme në pesë vitet e ardhshme’. /Telegrafi/
You can’t congratulate Macron & support Orban and Gruevski. No better than LePen @EPP @CasMudde https://t.co/qjOSz0e5ZS
— Florian Bieber (@fbieber) May 7, 2017