Site icon Telegrafi

Bie vlera e Bitcoin, 47% më pak që nga dhjetorit i 2017-së

Vlera e Bitcoin këtë të marte ra në pikën më të ulët prej 10,300 dollarë, vlera më e ulët për vitin 2018. Brenda 24 orëve ra me mbi 25 për qind dhe 47 për qind që nga dhjetori i 2017-së kur ishte në pikën më të lartë prej afër 20 mijë dollarë.

Mirëpo, nuk është vetëm rënie e Bitcoin, gjithashtu ka pasur humbje edhe në kriptovalutat e tjera më të mëdha. Sipas, CoinMarketCap, përcjell Telegrafi, Ethereum ra me 28 për qind, Bitcoin Cash me 31 për qind, Litecoin me 29 për qind, Dash me 24 për qind dhe Monero me 30 për qind.

Ndalimi i mundshëm për tregtim me kriptovaluta në Korenë e Jugut ka bërë që çmimi i tyre, vecanërisht i Bitcoin të shënojë ulje të vlerës.

Deklarata e ministrit koreano-jugor të Drejtësisë se do të ndalohet Bitcoin dhe kriptovalutat e tjera ka shkaktuar një pakënaqësi publike, mirëpo ende nuk është marr një vendim i prerë në këtë drejtim. /Telegrafi/

Exit mobile version