Telegrafi

Bien temperaturat, sot priten riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë do të jetë mjaftë dinamike dhe me rënie të temperaturave.

Sipas IHMK sot mbi vendin tonë do të mbaj mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat në pjesën e dytë të ditës parashihen që vende -vende të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/