Derisa Elon Musk – i vetëshpallur “Dogefather” – bëri paraqitjen e tij në “Saturday Night Live”, vlera e Dogecoin pësoi rënie të theksuar.
Kriptovaluta e frymëzuar nga shakatë në internet ra për 29.5 për qind.
Musk e përmendi Dogecoinin në monologun e tij të hapjes dhe në “Weekend Update”, që pjesa satirike e lajmeve të SNL. Ai e quajti veten “Dogefather”, duke thënë se Dogecoin ishte një “nxitje”.
Sipas CoinMarketCap, përcjell Telegrafi, aktualisht Dogecoin po tregtohet me 0.53 dollarë.
Po ashtu, Wall Street nuk priste që Dogecoin të kishte rënie kaq të shpejtë.
“I njohur si Dogefather, Musk pa dyshim do të ketë një skemë mbi kriptovalutat që ndoshta do të bëhen virale dhe të motivoj ndjekësit e tij, duke u përpjekur që ta dërgoj Dogecoin në ‘hënë'”, kishte thënë Edward Moya, analist i lartë i tregut në Oanda.
Kjo kriptovalutë në vitin 2013 kishte filluar si shaka nga zhvilluesi i IBM, Billy Markus dhe programeri Jackson Palmer, Dogecoin duhej të satirizonte në internet kriptovalutat në atë periudhë.
Dogecoin është përkrahur gjithashtu nga shumë të famshëm, si Snoop Dogg, Gene Simmons dhe më i rëndësishmi, Elon Musk. /Telegrafi/